Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët.
Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.
Sipas raportimeve të para, nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar. Banorët janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa autoritetet po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të përcaktuar shkaqet e tij. Hetimet për ngjarjen vijojnë.