Gjatë mbrëmjes, qarku i Kukësit ishte i përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e akseve nacionale e rurale.
Raportohet se akset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali vijojnë të jenë të përfshira nga rënja e gurëve e dherave.
Por situata paraqitet problematike në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë, ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë, ndërsa njëra korsi vende vende është e bllokuar nga gurët e dherat.
Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment, nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë.
Ky aks, është i përfshirë edhe nga mjegulla e dendur ç`ka vështirëson më tej kalimin për shkak të kufizimit të fushpamjes.