Vendi ynë, edhe sot, vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Sipas Meteoalb, e shtuna karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjirhë territorin. Përsa i përket mbrëmjes, freskët do të jetë vetëm në zonat malore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërish vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 37-38°C mesdita. /albeu.com