Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Fier/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43-vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 28.01.2025 09:28