Parashikimi i motit 28 Janar 2025, kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës, moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës, deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 6 ballë.


Shtuar 28.01.2025 07:38