Mjaft i njohur, ky do të jetë gjyqtari anglez që do drejtojë Itali-Austri (FOTO LAJM)

UEFA ka caktuar gjyqtarin anglez, Entoni Tejlor, për ndeshjen midis Italisë dhe Austrisë në “Wembley” të shtunën.

Dy skuadrat në fjalë do të përballen në kryeqytetin anglez në raundin e 1/8-ave teksa mësohet se anglezi tjetër, Stjuart Atuell, do të jetë përgjegjës në VAR.

Për 42-vjeçarin Tejlor kjo është ndeshja e tretë që drejton në Europian, pas Danimarkë-Finlandë dhe Portugali-Gjermani.

Italia vjen si më e avantazhuar në këtë takim duke parë ecurinë pozitive pas tre fitoreve rradhazi nga ku do të synojë me çdo kusht kualifikimin për në raundin tjetër.


Shtuar 25.06.2021 22:43