Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në barin e një karburanti në zonën e Orikumit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me ininciale Q.B, ka plagosur 29-vjeçarin me ininciale S.V.
Ky i fundit është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, sakaq deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e 29-vjeçarit.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon puna për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.