Pas takimit që ai pati mbrëmjen e djeshme, me babain e Loredanës, të afërm të Jozit kanë reaguar në rrjetet sociale, ku ky i fundit i kërkoi që të ndërpresin marrëdhënien që kanë nisur në “Big Brother Vip”.
Sipas postimit në “Instastory” e Jozit, babai i Loredanës është ndiikuar nga shpifjet që janë bërë për Jozin jashtë “Big Brother Vip”.
Në instagramin e këngëtarit kanë postuar po ashtu këtë moment mes Lorit dhe Jozit, pas takimit me babain, ku shkruhet:”Dashuria mbi të gjitha”.