U kap me pistoletë, zbardhet dëshmia e Elvis Gacajt, anëtarit të klanit “Duka”

Elvis Gacaj i arrestuar pak ditë më parë për armëmbajte pa leje ka mohur që armë e zjarrit e kapur nga policia të jetë e tija.

Para hetuesve ai ka treguar se atë e kishtë gjetur në rrugë e ndërsa ishte nisur në komisariat për ta dorzuar.

Po ashtu prentendon se dhe 4 cigaret me hashash të gjetura në një paketë nuk i përkasin atij.

I cilësuar si antar i klanit Duka Elvis Gacaj, ka mohuar që arma e zjarrit tip pistolete e kapur nga policia të jetë e tija.

Gjatë marrjës në pyetje para hetuesve 50 vjecari ka treguar se pistoletën e kishte gjetur në rrugë e ndërsa ishte nisur drejt komisariatit për ta dorëzuar.

Elvis Gacaj: Në orën 20:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam marrë rrugën për të dalë tek lokali i Marselit.

Duke ecur rrugës kam parë një armë tek goma e makinës e cila më tërhoqi vëmendjen dhe e kam marrë për ta dorëzuar pranë organeve kompetente duke bërë detyrën si qytetar.

Nuk kam pasur mjet komunikimi pasi unë nuk kam telefon dhe jam nisur për ta dorëzuar vetë dhe për të dhënë sqarime”.

Gjatë kontrollit fizik të tij policia ka gjetur edhe disa cigare më lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Për sendet e kundraligjshmë Elvis Gacj thote se nuk është e vertëtë pasi atij i është gjetur vetëm arma e zjarrit.

Elvis Gaçajt i janë vënë prangat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa Marsel Dobi është ndaluar pasi dyshohet se ka konsumuar element të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Uniformat blu bëjnë me dije se edhe më herët 50-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për trafikim narkotikësh dhe për vjedhje me dhunë.

Gaçaj është hetuar edhe për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në Gusht të 2019, por pa u gjetur fajtor.


Shtuar 25.01.2025 12:10