Verë përvëluese, ja sa pritet të arrijnë temperaturat në Maqedoni

Moti i nxehtë ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Nj pjesë e vendit sot është në ngjyrë të kuqe.

Alarmi i kuq nënkupton që moti në këto pjesë është jashtëzakonisht i rrezikshëm, ndërkaq nuk pritet që në ditët në vijim të ketë temperatura më të ulëta.
Meteorologu Slavço Popovski për televizionit 21 tha se ditët në vijim temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë.

“Temperaturat maksimale do të jenë edhe më tej mbi mesataren dhe do të jenë në interval prej 32 deri në 40 gradë. Ndërsa në vendet më të ngrohta jug lindore pritet që të jenë temperaturat mbi 40 gradë. Apo të shkojnë deri në 42 gradë. Ndërsa gjatë ditëve të ardhshme nuk pritet që të ketë mot të ligë ndërsa moti do të jetë i qëndrueshëm”, tha Sllavço Popovski – meteorolog.

E për temperaturat e larta sot foli edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai apeloi të kenë kujdes grat shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit t’i shmangin temperaturat e larta.

“Çdoherë kur është koha e nxehtë dhe ftohtë mendoj se tani jeni të gjithë të vetëdijshëm që ato masa që kanë qenë më herët duhet të respektohen.
Të gjitha ata që kanë sëmundje kronike dhe grat shtatzëna t’i shmangen kësaj kohe, mund të jetë shkas për kolaps humbje të vetëdijes”, deklaroi Filipçe.
Rekomandimet janë që të mos largoheni nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme, të pini shumë lëngje, të shmangni alkoolin dhe të hani ushqime më të lehta. Gjatë ditës së nesërme temperaturat do të jenë nga 26 gradë deri në 35.8, ndërsa gjatë vikendit 31 gradë celsius.


Shtuar 25.06.2021 20:09