Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 31 janar në orën 09:00 seancën gjyqësore për dosjen “Partizani”. Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë gjykatës dhe tregoi arsyet e shtyrjes së seancë.
Gjokutaj: Do të vijojë Malltezi seancën tjetër dhe pastaj me radhë sic janë të gjitha subjektet në këtë proces gjykimi. Në seancën tjetër do të tregoj pikat ku janë fokusuar mbrotja e Malltezit. Zoti Dumani është prokuror dhe gjuhën e gjykatës e ka të papranueshme sa kohë që gjykatat afërmendsh vendos sic thotë prokurori. Nga ana e Berishës nuk ka asnjë lloj dekonspirimi. Nëse informacionet e tij do ishin objekt hetimi do kishim procedime dhe arrestime. Sa kohë që SPAK i mban ato prova pa hetuar, do të thotë se ato nuk përbëjnë problem per tu dekonspiruar.