Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Donald Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Donald Trump.

Ministria jonë e Jashtme, e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale, informon Report TV.

Por KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Ngelet për t`u parë nëse ambasadori shqiptar në SHBA do ta respektojë apo jo këtë urdhëresë të KQZ-së.