RENEA, FNSH dhe Shqiponjat zbarkojnë në Pogradec/ Zhvillohen dhjetëra kontrolle, rrethohet banesa e të shumëkërkuarit për vrasje

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni po zhvillohet për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, gjetjen e armëve pa leje dhe kapjen e personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle, ndërsa burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Mësohet se RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.


Shtuar 17.01.2025 09:30