Derbi i 183-të përfundon në barazim, Torino-Juventus 1-1. Raundi i kthimit nis me nga një pikë për të dyja skuadrat. Fillimi ishte i stilit juventin, me skuadrën e Motta-s që kaloi në avantazh që në minutën e 8-të falë një shpikjeje nga skaji i zonës nga Yildiz.
Torino e Vanolit mundi të reagonte dhe pasi ishte afër barazimit me Ricci, e gjeti atë në limitet e pjesës së parë me me gjuajtjen e fuqishme dhe precize të Vlasic me këmbën e majtë.
Në pjesën e dytë, një fillim i mbarë për skuadrën e Torinos i bëri tifozët vendas që të ëndërrojnë. Më pas, pritjet e Milinkovic-Savic mbyllën derën ndaj tentimeve të Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe Cambiaso, duke vulosur rezultatin. Vanoli dhe Thiago Motta u përjashtuan.
Juventus u bë skuadra e dytë që barazoi të paktën 12 nga 19 ndeshjet e para në një sezon në Serinë A në epokën e tri pikëve për fitore, pas Interit në 2004/05 (13).