Pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, u është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kjo për shkak se shoqet e 21-vjeçares Sajma Q., pasi kanë dhënë dëshminë e tyre sërish përpara Policisë së Tiranës, kanë pranuar se kanë shkuar me dëshirë në banesë pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të qëndruar së bashku me djemtë, si dhe të përdornin doza kokaine.
Në këto kushte, burime mediatike bëjnë me dije se ndaj 5 të rinjve tashmë të shpallur në kërkim nga blutë, i është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Ndër të tjera ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe heqja e paligjshme e lirisë.