Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ashpër me sende të forta dhe një mjet prerës.
Shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, i cili më pas i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.