Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet dëshmia, Arjon Hasaj deklaron para Policisë: Ramazan Mataj kishte 6 vite lidhje me motrën time…

Shtetasi Arjon Hasaj, ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës, se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33- vjeçarin Mataj, duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë, vëllai i autorit shtetasi Klisman Hasaj, i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj, ka treguar plotësisht vrasjen e kryer e cila sipas autorit, ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij, prej të paktën 6 vitesh.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës, se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33- vjeçarin Mataj, duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj, i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij ,duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj, ka treguar plotësisht vrasjen e kryer e cila sipas tij, ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

Pas këtyre përgjimeve, policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar, ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë./Oranews


Shtuar 8.01.2025 13:11