Hansi Flick foli në konferencën për shtyp për rastin që përfshin Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët, pa asnjë ndryshim, nuk do të mund të luajnë pjesën e dytë të sezonit me Barcelonën.
Trajneri gjerman tha: “Unë nuk mendoj se ata do të luajnë nesër, por ne do të presim deri në fund. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të presim”.
Superkupa – “Të luash kundër Athletic është gjithmonë e vështirë. Është një ekip i shkëlqyer, ka lojtarë të shkëlqyer dhe një filozofi të shkëlqyer. Është bukur t’i shohësh ata duke luajtur. Kanë lojtarë shumë të shpejtë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë”.