Nis gjyqi në themel për SkyEcc/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancën e parë, zbardhet kërkesa e kreut të SPAK

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SkyECC, që njohu si provë komunikimet në aplikacionet e krimit, nis gjykimi në themel në GJKKO.

Raportohet se në seancën e parë në themel, nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ai mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK ka kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqesor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.

Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj, kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Ndërkohë nga ana tjetër, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet gjyqi në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Seanca e ardhshme në GJKKO u la më 21 janar 2025.


Shtuar 7.01.2025 15:42