Një target që ishte nisur për në Bari është kthyer sërish në radë, pasi një pasagjere pësoi abort spontan.
Kapiteneria e portit të Durrësit ka njoftuar se trageti është kthyer sërish ndërsa për të marr shtetasen e sëmure, u vendos në gadishmeri ambulanca e APD për të transportuar të sëmurën në spital.
Njoftim i plotë:
Kapiteneria e Portit Durrës ju bën me dije se: Pas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 (me dy korsi) në drejtim të Barit, për një emergjencë mjekësore (abort spontan) të një shtetaseje shqiptare, u urdhërua kthimi i tragetit në radë. Po ashtu, u vendos në gatishmëri rimorkiatori “Joni” për të shkuar në radë dhe marrë shtetasin e sëmurë.
Në bashkëpunim me autoritetet portuale, u vendos gjithashtu në gatishmëri ambulanca e APD-së për transportin e shtetases në spital. Në orën 17:15, shtetasja u ngarkua në bordin e rimorkiatorit M/S “Joni”, dhe në orën 18:00 ai hyri në port. Në orën 18:05, shtetasja u ngarkua në ambulancë në terminalin e pasagjerëve për t’u transportuar në spital.