Ditën e sotme, nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nëna e Kryemadhit nuk ka preferuar të prononcohet për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ajo është thirrur në SPAK.
Më herët, gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK, ishte paraqitur edhe vetë deputetja e Partisë së Lirisë.
Ajo u shpreh pak më herët pas daljes nga SPAK se nuk do të japë më deklarata para Prokurorëve, duke u shprehur se do të flasë vetëm në Gjykatë.