Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur, AMP arreston në flagrancë punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. B., 57-vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij punonjësi policie u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, ndërsa drejtonte automjetin “Volkswagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti, shtetasja M. XH.

Gjithashtu, nga alkool testi i kryer ndaj shtetasit H. B., përqëndrimi i alkoolit ka rezultuar 1.07 mg/L.


Shtuar 31.12.2024 10:01