Ligue 1 replikon me Ronaldon, duke publikuar një foto të Messit

Deklarata jo shumë miqësore mes Cristiano Ronaldos dhe Ligue 1.

Në Ceremoninë e çmimeve Globe Soçer Dubai, kampioni portugez ishte protagonist i një sulmi të vërtetë frontal kundër ligës së lartë franceze: “Liga Pro Saudite është më e mirë se Ligue 1. Provoni të bëni një sprint në 38, 39 ose 40 gradë dhe pastaj do të shihni. Në Francë ekziston vetëm PSG”.

Krahas mesazhit të konkurrencës së futbollit saudit, ku CR7 luan që nga viti 2023 me fanellën e Al-Nassr, në prapavijë është rivaliteti historik me Lionel Messin, sot tek Inter Miami por nga viti 2021 deri në 2023, argjentinasi luante për Paris Saint Germain.

Dhe pikërisht me imazhin e Messit, Ligue 1, përmes profilit të saj X spanjoll replikon me Ronaldon me foton e kampionit argjentinas me Kupën e Botës të fituar në Katar.

“Leo Messi duke luajtur në 38 gradë”, thuhet në mbishkrimin e bashkangjitur me foton e fenometin argjentinas.


Shtuar 29.12.2024 17:36

Tags: