Soko: Shqetësuese mos përfshirja e Veliajt në dosjen “5D”. Besoj që gjykata do ta kthejë për plotësim hetimesh

Pano Soko nga “Nisma Thurje” duke folur në “MCN Economy” e konsideroi shqetësuese mos përfshirjen e Erion Veliajt në dosjen “5D”. Ai beson se gjykata do ta kthejë dosjen në SPAK për plotësim hetimesh dhe plotësim përgjegjësish.

Shqetësuese për mua ka qenë shqetësuese elementi i mos përfshirjes së kryetarit të bashkisë. Unë besoj që dosja “5D” do kthehet për plotësim hetimesh të mëtejshëm dhe plotësim përgjegjësish, sepse vetëm me drejtorët e bashkisë dosja është totalisht mangët. Nuk di ta shoh nga pikëpamja penale, por nga pikëpamja administrative.

Nuk ka asnjë shans që autoriteti që është përgjegjës për të kontrolluar çdo lekë të taksave të qytetarëve të Tiranës s’di, s’ka parë se ku kanë shkuar 30 milionë euro. Më sa paku do shkonte për shpërdorim detyre. Nga paaftësia apo jo s’e di”.
Soko thotë se dy dosjet “5D” dhe inceneratori janë dy vepra penale ku kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

“Te 5D dhe inceneratori, janë dy vepra që patjetër është vepruar në grup. Përgjegjësitë kanë qenë në disa drejtime. Përgjegjësia administrative ka qenë e disa individëve, një ka firmosur tenderin, një dokumentet e tenderit, një tjetër kontratën. Disa firmosës që kanë ecur si orë zvicerane, kjo do të thotë se janë grup i strukturuar.

Nëse do t’i shkohet deri në fund hetimit, të gjithë personat kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ka qenë një skemë e mirëmenduar, e hartuar, që çonte paranë publike në xhepat e disa përfituesve. Dy shkallët e gjykimit në GJKKO janë vështirë për t’u kaluar, kur s’shkon me dosje të plota”, u shpreh Pano Soko.


Shtuar 28.12.2024 10:46

Tags: ,