Shpërthimi në katin e 9 të një pallati në Tiranë/ Lënda plasëse u hodh me dron, zbardhen detaje

Pas hetimeve lidhur me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela”, policia ka vërtetuar se lënda plasëse është hedhur me dron, i cili gjithashtu ka shpërthyer.

Ende policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, por është duke bërë ekspertizën e mbetjeve të dronit për të rënë në gjurmët e personave që kanë lëshuar dronin.

Në dëshminë para hetuesve, pronari i banesës ka pohuar se apartamentin ia kishte dhënë më qira një çifti, ndërsa ai vetë nuk kishte asnjë konflikt.

Ndërsa shtetasja me iniciale E.A. që kishte marrë apartamentin me qira që në fund të korrikut të këtij viti ende nuk është marrë në pyetje, pasi policia nuk ka mundur ta gjejë.


Shtuar 25.12.2024 12:11