Ardian Ismjali mund të transferohet që në merkaton e janarit në Napoli.
Presidenti i klubit kampan ka intensifikuar bisedimet me homologun e tij te Empoli për të konkretizuar këtë transferimin gjashtë muaj përpara skadencës së kontratës të mbrojtësit shqiptar.
Sipas medieve italiane De Laurentis po afron këtë transferim pasi Konte kërkon përforcime në mbrojtje.
Një tjetër indicie që i jep më shumë vlerë këtyre zërave është edhe fakti se Empoli ka arritur akordin verbal me një tjetër mbrojtës. Mësohet se ish-mbrojtësi i Torinos, Djidji, ka pranuar që të bëhet një lojtar i Empolit.