Përplasen dy automjete në Shkodër, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër ku bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave metë cilën udhëtonin 2 automjetet. Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Rruga Shkodër-Koplik është një nga njollat e zeza të aksidenteve të rënda në qarkun e Shkodrës


Shtuar 24.06.2021 17:27