Anita Haradinaj rrëfehen mes lotësh: Kam kaluar 3 aborte të vështira

Moderatorja dhe abshkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita, ka dhënë një intervistë ndryshe teksa ka ndarë disa të dhëna nga jeta e saj personale.

E ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ajo ka treguar se ka kaluar tre aborte të cilat e kanë tronditur dhe njëkohësisht e kanë e kanë bërë më të fortë. Më tej ajo tregoi dhe një histori të përjetuar në shtatzaninë e saj të fundit, me Trimin.

Me nota humori Anita tregoi se e kishte refuzuar këtë gjë duke marrë përsipër të gjitha komplikacionet që mund të haste gjatë shtatzanisë.

“Kam pasur placenta previa dhe doktori më tha se duhej të më hiqnin mitrën. Dhe i thash ‘Jo po ma heqe mua mitrën, gjej Ramushit një grua tjetër’”, tha Anita Haradinaj.

Një tjetër moment i veçantë që ajo ndau me publikun, ishte periudha kur Ramushi ndodhej në Hagë ndërsa ajo ishte e detyruar të kujdesej e vetme për fëmijët përgjatë atyre viteve.

“Fëmijët kishin shumë nevojë për të, dhe ishte një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Anita.


Shtuar 20.12.2024 18:20

Tags: ,