Në Prishtinë ka nisur sot seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Takimin e hapi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u shpreh se kjo është seanca e parë që mbahet në Prishtinë si bashkim mes dy kuvendeve.
Ai ftoi të pranishmit të ngrihen në këmbë për ekzekutimin e dy himneve kombëtare.
Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.
Mbledhja gjithashtu do të përshëndetet në fund edhe nga dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjithashtu në këtë seancë do të kenë një fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.