Të shtëna me armë zjarri raportohen në qytetin e Vlorës.
Burime të pa konfirmuara bëjnë me dije se si pasojë dy persona kane mbetur te plagosur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Kevin Hajrulla dyshohet se ka qenë objektivi ndërkohë Armand Spahiu ka qenë shitësi një dyqani që e kanë marrë plumbat nga të shtënat.
Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa në vengjarje ka mbërritur policia, ndërsa një automjet është gjetur i djegur në austradën Vlorë-Fier.
Vlorë/ Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.