Një tjetër sherr mes nxënësve në Fier, plagoset 17-vjeçari brenda shkollës

Këtë të premte rreth orës 08:30, në fshatin Cakran Fier, në ambientet e Shkollës së Mesme, ka ndodhur një konflikt i dhunshëm mes të rinjve, ku situate ka degraduar deri në plagosje me thikë.

Sipas informacioneve policore, si pasojë e konfliktit mes të rinjve, është plagosur një 17-vjeçar.

Shkollat shqiptare duket sikur janë kthyer në strehë të krimit të të rinjve shqiptarë.

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, konflikti i dhunshëm raportohet tashmë nga policia e Fierit.

Njoftimi:

“Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17-vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.


Shtuar 13.12.2024 09:48