Parashikimi i motit 13 Dhjetor 2024, bien sërish temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit, të cilat vonë gjatë natës do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.


Shtuar 13.12.2024 07:23