E trishtë! Aktori i Netflix ndërron jetë në moshën 37 vjeçare (Arsyeja)

Aktori i rrjetit Netflix, José de la Torre ka vdekur në moshën 37 vjeçare, disa muaj pasi njoftoi fansat se vuante nga një sëmundje e rëndë. Aktori i njohur për pamjen tërheqëse ka luajtur rolin e Iván në serilian spanjoll ‘Toy Boy’, trileri ku personazhi tij ‘striptist’ burgoset për një vrasje që nuk ka kryer.

José, nga provinca spanjolle e Córdoba, kishte punuar më parë si model për kompani mode dhe bizhuterish.

Raportimet e sotme njoftonin se ai ka vdekur më 5 dhjetor dhe funerali u mbajt një ditë më vonë. Aktori ishte diagnostikuar më një sëmundje të paspecifikuar prej muajit korrik dhe prej atëhere nuk ishte shfaqur më në publik.

Kolegia e tij, aktorja spanjolle Luisa Martín i bënte homazhe José:

“Më thyet zemra të mendoj se nuk do të dëgjoj më zërin tënd, por do të vazhdoj të të flas përgjithmonë. Të dua shumë José.’

Aktori ka luajtur në disa seriale spanjolle përfshi dhe ‘Amar es para siempre’ (Të dashurosh përgjithmonë), si dhe Vis a Vis: El Oasis, dhe Servir y proteger.


Shtuar 12.12.2024 17:15