E rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës, një 31-vjeçar në gjendje të rëndë (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Ndërsa një 31-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb.

Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.

Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.


Shtuar 12.12.2024 10:08