Vesa Smolica: Do t’i futem dasmave në 2025

Artistja shqiptare, Vesa Smolica, ka bërë të ditur se tashmë i është përkushtuar një zhanri tjetër.

Këngëtarja në një intervistë për RTSH ka thënë se ka kaluar në popullore dhe se do të jetë aktive me dasma.

Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar tregut dhe se nuk ka asgjë të keqe.

“Kam filluar me rock, kam kaluar në latino, kam kënduar nëntë vite me latino band, tash kam bërë të ditur se kam kaluar në popullore. Nuk ka asgjë të keqe ne jemi rritur me ato këngë të bukura, janë shumë këngë të bukura të vjetra qytetare”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Do t’i hy dasmave edhe unë, veç se kam hyrë, por në 2025. A e di përse, unë kam këngëtare e live, e vetmja mënyrë në të cilën mund t’i mbijetoj tregut janë dasmat dhe muzika popullore”.

Vesa këtë vit ka qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ku mori vëmendje të madhe gjatë asaj kohe.

Ajo shpesh ka interpretuar brenda dhe ka treguar se ka një zë të mrekullueshëm.


Shtuar 9.12.2024 17:56