Ndeshjet e para të Javës së 17-të të Abissnet Superiore kanë dhuruar vetëm një gol.
Në Rrogozhinë skuadra e kampione e Shqipërisë, Egnatia ka mundur minimalisht Skënderbeun. Ka qenë Regi Lushkja heroi i takimin pasi shndërroi në gol penalltinë e fituar në të 50’.
Për të vështirësuar edhe më shumë situatën e Ernest Gjokës “mendoi” Albi Doka, i cili braktisti fushën përpara kohe pasi u ndëshkua me të kuq në të 61’.
Sa i përket takimit tjetër të mbajtur në Kurbin, ekipi i Laçit ka barazuar pa gola përballë Dinamo City. Ekipi vendas fitoi edhe një penallti në minutën e 70’, por Sali ishte perfekt duke i mohuar gëzimin Kordeiro Melos.