Parashikimi i motit 8 Dhjetor 2024/ Vranësira, rrebeshe shiu dhe shtrëngata

Në orët e para të mëngjesit të sotëm,, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Në zonat e thella malore priten reshje dëbore parashikohet që deri mëngjesin nesërm, reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -2 °C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.


Shtuar 8.12.2024 07:30