Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Granadën në Spanjë. Një gol historik nga sulmuesi i Kombëtares, që shënohet kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 2 me 0.
Me rrjetën e gjetur në minutën e 53-të, Uzuni tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. 29-vjeçari theu rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.
Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 45 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.