Atentat me armë ndaj shqiptarit në Barcelonë, policia dyshon se…

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në Barcelonë.

Ngjarja ka ndodhur kur një person, që po ecte përgjatë shëtitores së qytetit, gjeti një burrë në tokë të plagosur rëndë dhe të mbuluar me gjak dhe thirri numrin 112 për të lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Efektivët e Mossos d’Esquadra shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se viktima, një djalë i ri me kombësi shqiptare, ishte qëlluar me një armë zjarri të shkurtër tip pistoletë në këmbë, ndaj është kërkuar prania e shërbimeve shëndetësore.

Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më vonë u transferua me një ambulancë EMS në një spital, ku iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Shëndeti i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Divizioni i Hetimeve Kriminale ( DIC ) i rajonit të Metropolit Jugor ka marrë përsipër rastin dhe po përpiqet të zbardhë faktet.

Shqiptari nuk ka dashur të bashkëpunojë me agjentët dhe nuk ka shpjeguar asgjë se kush e qëlloi dhe çfarë arsyesh kishte për ta bërë këtë.

Hetuesit, duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe kombësinë e viktimës, po punojnë me hipotezën se mund të bëhet fjalë për një incident të ri me armë zjarri që lidhet me një hakmarrje për trafikun e paligjshëm të marijuanës.


Shtuar 29.11.2024 09:49