Parashikimi i motit 26 Nëntor 2024, kthjellime dhe temperatura të ulëta

Masat ajrore të qëndrueshme, do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera maksimale, e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.


Shtuar 26.11.2024 07:29