RAMA IK”/ Në sallë thirrje kundër kryeministrit, i ndërpritet fjala derisa të qetësohej situata

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën këtë të diel në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me thirrjet; “Rama ik! Deri kur..!” edhe brenda sallës ku po zhvillohet takimi në Londër në turin e diasporës, ku ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.

Brenda sallës pati protestues me parrulla në duar; Deri kur..! të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.
Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi duke sulmuar opozitën që sipas tij nxit emigrantët të bëjë akte të tilla duke mos i shkuar ndër mend vështirësitë që shqiptarët hasin në vendet e huaja pas largimit nga një Shqipëri e cila nuk të jep më shpresë.
“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”. tha ai.


Shtuar 24.11.2024 14:39

Tags: ,