“Shqiptarët e vërtetë janë këtu”/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve të takimit të Ramës: Na u bashkohuni

Pak para takimit të kryeministri Edi Rama me diasporën, teksa u bëjnë thirrje edhe pjesëmarrësve në takimin me kreun e qeverisë që t’i bashkohen protestës.

“Ju që rrini në radhë për të takuar kriminelin Rama, nuk jeni shqiptarë. Shqiptarët e vërtetë janë këtu që protestojnë kundër një narkoregjimi. Hajdeni këtu, bashkohuni me shqiptarët!”, ishin disa nga thirrjet e shqiptarëve opozitarë ndaj qeverisë Rama në protestën e organizuar në Londër.

Me pankarta në duar dhe nën masa të rrepta sigurie opozitarët po protestojnë para sallës ku pritet të mbahet takimi i kreut të qeverisë me shqiptarët.

“Poshtë Edi Rama! Rama ik! Hajduta! Rroftë Sali Berisha!” Janë disa nga thirrjet e tjera të protestuesve opozitarë në Londër.

Demokratët kundërshtojnë takimin e Ramës me diasporën në Londër, pasi sipas tyre ai është shkaktari i largimit të shqiptarëve nga vendi. Në një lidhje me Andi Nurajn, kreu i PD-së së Londrës, Shkëlzen Rustemaj, e cilësoi përndjekje dhe intimidim takimin e kryeministrit me bashkatdhetarët.

Kjo është hera e tretë që kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë takimeve me diasporën. E para ishte në SHBA, ndërsa për herë të fundit u prit me protesta në Selanik.


Shtuar më 24.11.2024 13:55

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş