Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Vaut të Dejës, si dhe shkarje gurësh dhe dherash në rrugët rurale të Fushë Arrëzit.
Në një njoftim mbi situatën në territorin e Qarkut Shkodër, bëhet e ditur se në të gjithë territorin gjatë natës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu.
Aktualisht vijon erë e fortë dhe reshje shiu me intensitet të mesëm. Në bashkinë Shkodër ka reshje me intensitet të mesëm dhe erë të fortë, por nuk raportohen probleme.
Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë të shoqëruar me erë të fortë dhe aktualisht nuk raportohen probleme.
Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Vau Dejës raportojnë se ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.
Në Bashkinë Pukë vijon të ketë reshje shiu dhe erë të fortë, por deri në këto momente nuk raportohen probleme.
Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.
Ndërsa DRV Shkodër informon se qarkullimi vijon pa probleme dhe firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
DrUK Lezhë informon po ashtu se nga reshjet e shiut prej rreth 10 mm gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit.