“E urrejmë Arionin”/ Aludimet në rrjet: Motra i dha mesazh Dianës brenda ‘BBVK’

Banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Diana Tahiri ka hapur një kapitull të ri të jetës së saj mbrëmjen e kaluar, duke rrëfyer emocionet dhe momentet e vështira që ka kaluar gjatë viteve. Ajo ndau me publikun një pjesë të rëndësishme të historisë së saj, duke përmendur një aksident tragjik që ndodhi në vitin 2015 dhe që la gjurmë të thella në jetën e saj.

Por një tjetër moment i papritur e tronditi atë gjatë spektaklit, motra e saj erdhi nga Norvegjia për ta befasuar, dhe qëllimi i vizitës ishte i veçantë. Ajo i tregoi Dianës një lajm të dhimbshëm: babai i tyre kishte pësuar një sulm dhe ndodhej në spital.

Motra i kërkoi që të largohej nga Big Brother dhe të qëndronte pranë familjes për t’u kujdesur për të atin. Ndërkohë, një moment tjetër krijoi spekulime dhe dyshime, pasi Diana u pa duke mbajtur një pecetë që, sipas disa thashethemeve, mund të kishte një mesazh të fshehur.
Por, në rrjet po ashtu thuhet se motra i ka thënë në vesh në norvegjisht, se e urrejnë Arionin.
Vizita e motrës dhe lajmi i rëndë për gjendjen shëndetësore të babait të Dianës, padyshim që ka ngritur shumë dyshime në rrjet. Sesi do vijojë kjo histori mbetet të shihet me kalimin e kohës.


Shtuar 19.11.2024 11:55

Tags: ,