FOTO/ Ky është autori që qëlloi në zemër 14-vjeçarin

Personi në foton e mësipërme dyshohet se është autori që qëlloi me thikë në zemër dhe i mori jetën bashkëmoshatarit Martin Canit.

Burime për media bëjnë me dije se autori është i identifikuar si Marin Ll., i cili po ashtu ndodhet në spital pasi ka marrë një plagë në dorën e majtë.

Autori 14-vjeçar dyshohet se pas përplasjes së dhunshme me thika, ku qëlloi disa herë bashkëmoshatarin është larguar pranë një parku, e më pas ka shkuar në një spital privat.

“Ora news” ka publikuar edhe një foto, ku shihet dora e gjakos e autorit. Dyshohet se ai e ka fotografuar dhe dërguar disa shokëve të tij pas ngjarjes.

Kujtojmë që Martin Cani dhe autori ishin përfshirë në një debat prej disa ditësh. Mirëpo sot Marini ka telefonuar shokët e tij nga një shkollë në Sauk dhe kanë shkuar pranë shkollës Fan Noli, ku kanë pritur viktimën.

Pasi 14-vjeçari së bashku me shokun e tij ka dalë nga shkolla është përballur me autorin dhe disa të tjerë ku ka nisur edhe dhuna. Dhunë që ka përfunduar me përdorimin e thikës që ka çuar në vdekjen e të miturit dhe dy të plagosurve, ku dhe vetë autori.


Shtuar 18.11.2024 22:35