Aksident në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, shoferja përplas 40 vjeçarin

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 23.06.2021 14:24