Ditën e sotme rreth orës 13:00 në lagjen nr. 1,në Sarandë, një punëtor ndërtimi 57-vjeç, i identifikuar si Ndue Nikolli, është aksidentuar teksa punonte në katin e dytë të një pallati.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se ai ka rënë nga skela teksa punonte në një godinë.
Nikolli me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.