Pirlo sqaron situatën e Dybala: Problem nuk është gjendja fizike

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për situatën e Paulo Dybala duke se sqaruar se problem nuk është gjendja fizike , por kur merr topin në posedim.

“Nuk është gjendja fizike, ai po stërvitet mirë pa top dhe po vazhdon regjimin e tij”, tha ai.

“Gjendja fizike është mirë. Ka vazhduar të vrapojë dhe nuk kemi dyshime për gjendjen e tij”, shtoi ai.

“Ka lodhje kur merr topin në dispozicion dhe kur ndryshon drejtimin”, tha Pirlo.

“Fatkeqësisht nuk e kemi pasur ende në 100% të formës, shpresojmë që të jetë një shtesë e madhe për ne”, përfundoi Andrea Pirlo. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 18:15

Tags: ,