Benzema në top formë, Reali mposht Celta Vigon (VIDEO)

Real Madridi ka arritur të triumfojë ndaj Celta Vigos në kuadër  të javës se 28 të La Ligas.

Karim Benzema është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij për Real Madridin në këtë sezon.

32 vjeçari shënoi golin e parë në min (19′), pas një asisti nga Kroos.

Francezi nuk u ndal me kaq, ai shënoi golin e dytë personal në min (30′). Benzema arriti kuotën e 17 golave në këtë sezon në La Liga.

Por, as vendasit nuk qëndruan duarkryq. Pas një aksioni të organizuar, ishte futbollisti Mina i cili shënoi në min (40′).

Rezultati i pjesës së parë, Celta Vigo 1-2 Real Madrid

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e balancuar pasi edhe Celta Vigo ndryshoi qasjen ndaj lojës.

Në min (82′) u akordua një goditje dënimi në favor të Celtas, ku Iago Aspas me një goditje perfekte goditi shtyllën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Marco Asensio i cili shfrytëzoi një asistim të Benzemas në min (90+4) për të vulosur fitoren e Realit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin, Celta Vigo 1-3 Real Madrid. Tani “Los Blancos” ngjiten në pozitën e dytë me 60 pikë, tre më pak se Atletico Madrid i cili ka 63.

Shtuar 20.03.2021 06:03