Një i vdekur dhe një i plagosur në Klinë të Kosovës, pas të shtënave me armë në një lokal në sheshin Mujë Rugova, në Klinë.
Menjëherë policia dhe emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është konstatuar vdekja e një personi ndërkohë që një tjetër, fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Klinë e pastaj në urgjencën e spitalit rajonal të Pejës.
Sakaq, një i dyshuar është arrestuar, ndërsa policia po ponon për sqarimin e rrethanave.